Bitcoin prek minimumin e vitit. Ja pse vazhdon rënia

Tuesday, 26 June 2018 08:45

Bitcoin nuk përbën më lajm, por një valë e re e shitjeve gjatë së premtes e ka çuar kriptovalutën më të famshme, në nivelet më të ulëta të vitit, me nivelin më ekstrem të prekur të dielën prej 5800 dollarësh, nivele këto që nuk shiheshin që nga shkurti.

Piku i Bitcoin u arrit në mesin e dhjetorit të kaluar, me 20 000 dollarë. Prej tre ditësh, në fakt, është duke u luajtur një lojë teknike rreth pragut 6000 dollarë, që mund të hapë rrugën për rënie të thellë dhe të mëtejshme të kuotave.
Bitcoin në këtë mënyrë ndjek një fazë të re të rënies nga piku 19 800 dollarë që u prek në dhjetor. Edhe pse me disa rimëkëmbje ka ndjekur një rënie të pandërprerë, që shkaktoi kolaps tek 70% e kuotave. Për hir të së vërtetës në raport me një vit më parë, kur Bitcoin vlente 2500 dollarë, nivelet sot janë më shumë se dyfish.
Në çdo rast, rënia ka peshuar në gjithë pjesën e kriptovalutave që sot regjistrojnë një kapital total prej 250 miliardë dollarësh, gati një të katërtën në krahasim me pikun prej 800 miliardësh në fillim të vitit. Në këtë skenar, Bitcoin ka sot një vlerë totale prej pak më shumë se 100 miliardësh.
Arsyet e rënies
Vala e re e shitjeve nisi me ndërhyrjen e autoriteteve rregullatore japoneze që i kanë kërkuar BitFlyer dhe pesë Exchang-eve të tjera që të shtrëngojnë frenat sa u përket masave të sigurisë, duke detyruar platformat që për momentin të mos pranojnë klientë të rinj, pasi masat për identifikimin e lëvizjeve për pastrimin e parave, apo financimin e terrorizimit, janë të pamjaftueshme.
Dispozita që përfshin platformat e mëdha japoneze të shkëmbimit të kriptovalutave duket se tregon një ndryshim të natyrshëm nga autoritetet japoneze në një vend ku nga viti i kaluar, bitcoin pranohet si një mjet pagese. Një rivlerësim i ri i politikave të sigurisë dhe pranimi për këmbim do të bëhet për një muaj. Edhe sot, pjesa më e madhe e tregtimit të bitcoin dominohet nga jeni.
Probleme me sigurinë
Operacioni i fundit i Agjencisë japoneze të Shërbimeve Financiare u zhvillua në janar në një exchange japonez Coincheck, e cila u bllokua nga hakerat që vodhën valuta në vlerën 530 milionë. Problemi i ndërhyrjeve kriminale në platformat e këmbimit në kërkim të bitcoin që mbahen për llogari të klientëve përsëritet me frekuenca alarmante: javën e kaluar, në Korenë e Jugut, një vend tjetër shumë aktiv në tregun e kriptovalutave, Coinrail, një platformë këmbimi relativisht e vogël denoncoi një sulm, episod që kishte provokuar një tronditje fillestare të kuotave pas një periudhe qetësie.
Javën e shkuar, një tjetër platformë koreane Bithumb vuri re luhatje të kriptovalutave me një vlerë 30 milionë dollarë. Edhe italiania BitGrail ka qenë viktimë e një sulmi shkurtin e shkuar me pasojë vjedhjen e 17 milionë dollarë Nano, një kundër vlerë prej 200 milionë dollarësh.
Tregu gjithmonë e më spekulativ
Këto probleme ndoshta nuk janë të mjaftueshëm për të justifikuar vazhdimin e rënies që, në një pjesë të madhe, mbetet pa arsye ashtu siç pa arsye specifike mbetet e pashpjeguar vala spekulative që rriti çmimet në mënyrë dinamike vitin e kaluar.
Tregu është me risk të lartë mbi të gjitha për shkak të përqendrimit në pak duar. Nga ana tjetër, reduktimi në treg ka modifikuar në mënyrë të pashmangshme përbërjen e natyrës së tregtimit, sot i dominuar nga spekulimet afatshkurtra. Sipas të dhënave të Chainanalysis, shfryrja e flluskës ka provokuar një valë shitjeje prej më shumë se 30 miliardë dollarë nga ana e investitorëve afatgjatë vetëm në tre muaj nga piku i dhjetorit. Aktualisht, 5 milionë bitcoin, pothuajse gjysma e atyre në qarkullim (neto përfshirë edhe 6 milionë që janë humbur) mbahen në portofolat afatshkurta të investitorëve.
Për më tepër një treg nga natyra ekstremisht i paqëndrueshëm dhe shumë i përqendruar: më shumë se 5 milionë bitcoin janë në dorën e 1600 portofolave. Në fakt, rreziku i manipulimit të lëvizjeve të fryra pjesërisht nga spekulimet është edhe më i lartë. Marrë nga: Il Sole 24 ore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...