Policia e Tiranës bën me dije se një 50-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ndërkohë që i aksidentuari është identifikuar me inicialet L.L, 50 vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
“Komisariati i Policisë Nr. 2 Informacion paraprak. Më datë 02.07.2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L.L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./ Express