Për më shumë se dy javë i gjithë territori i vendit u pushtua nga reshje të dendura shiu, teksa meteoalb ka bërë me dije edhe motin për javët në vijim.
Sipas njoftimit, vendi do të pushohet nga temperaturat e larta deri në 35 gradë celcius, teksa reshjet e shiut do të jenë prezente vetëm në zonat malore të veriut dhe verilindjes së vendit. Sakaq, meteorologët kanë qartësuar se kushtet e motit do të jenë të favorizuara në 15 ditëshin e parë të muajit korrik.
Postimi:
MOTI NE VIJIM: deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje. Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta. Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.