Përkthyesi dhe shkrimtari Edmond Tupja ka dalë sot në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe i është bashkuar protestës qytetare që vijon prej disa ditësh.
Gjatë fjalës së tij, Tupja solli rastin e një fshati francez që ruan me fanatizëm një gur ku shekuj më parë ishte ndalur dhe çlodhur një mbret i Francës. Shkrimtari solli këtë rast për të bërë krahasimin me vlerat e mëdha që ka godina e teatrit, të cilën kryeministri Edi Rama do përpiqet ta shembë me anë të një ligji që pritet të kalojë këtë të enjte në Kuvend.
Duke i kujtuar Ramës që nuk vlen as sa kryeplaku i fshatit francez, Tupja ka bërë thirrje për mbrojtjen e godinës për shkak se ruan dëshmi të shpirtit të aktorëve dhe regjisorëve që kanë punuar aty prej vitesh.