Në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar vdekja misterioze në ambientet e Gardës së Republikës të Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm.
Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka tronditur me deklaratat e tij. “: Kamerat e sigurisë të Garda nuk punojnë, shoferi i ministrit u gjet i vrarë”, ishte deklarata.
Ai deklaroi për vrasjen e shoferit të ministrit Xhafaj, se ka hyrë në mjediset e gardes pak orë pas mesnate, ndërsa nuk është vrarë me armën e tij, por me armën e shoqëruesit të ministrit Fatmir Xhafaj.
Sipas Hoxhës, shoferët mbajnë armë pistoletë, ndërsa arma me të cilën u krye akti është automatik.
“Nuk është arma e shoferit, por arma e shoqëruesit. Ai është i gjetur i vrarë me automatik, që nuk mbahet nga shoferi”, tha Hoxha.