3 banka dhe 5 institucione të mikrokredisë i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Bujqësisë për mbështetjen e investimeve në këtë sektor. Ato kanë nënshkruan me Ministrinë një marrëveshje bashkëpunimi për të lehtësuar kredimarrjen e fituesve nga programi IPARD II dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR.
Ministri i Bujqësisë, Ministri Niko Peleshi tha në fjalën përshëndetëse se Bujqësia po kthehet në një magnet për rialokimin e investimeve nga sektorët e tjerë dhe se investitorët po e shohin gjithnjë e me më shumë interes.
Marrëveshja u nënshkrua pasditen e së hënës nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe nga 8 përfaqësuesit e bankave dhe të institucioneve të mikrokredisë.