Reduktimi i riskut ndaj fatkeqësive natyrore ka bërë së bashku aktorë kombëtarë dhe lokalë për një veprim të koordinuar. Në këtë kuadër është prezantuar edhe projekti rajonal “SEE URBAN”, i cili synon rritjen e kapaciteteve lokale dhe aksesit në informacion mbi reduktimin e fatkeqësive. I pranishëm në takim, kreu i emergjencave Civile, Haki Çako, u shpreh se projekti vjen në kohën e duhur duke theksuar si të rëndësishme bashkëpunimin mes bashkive dhe prefekturave për menaxhimin e rreziqeve. Ai u bëri apel bashkive të bëhen pjesë e projekteve të tilla.
Drejtuesi teknik i Projektit nga PNUD, Krunoslav Katiç prezantoi arritjet e deritanishme të këtij projekti në vendet e rajonit ku ai po zbatohet.
Projekti SEE URBAN financohet nga bashkimi Europian dhe PNUD në vlerën prej 577 mijë eurosh. Ky projekt shtrihet edhe në vendet e rajonit si Bosnje Hercegovinë , Kroaci, Mali i Zi , Kosovë Serbi dhe Maqedoni.