Ka nisur seanca dëgjimore për kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku, e cila do të pyetet për pasurinë e saj.
E zgjedhur nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme, Marku ka marrë në fakt kompetencat e një kryeprokurori të zakonshëm.
Por sot Arta Marku ka vendosur të mos shkojë në seancën e KPK-së ku do të diskutohet pikërisht për të, duke shtuar dyshimet se mund të ketë ndonjë gjë që nuk shkon me të.
Marku, siç duket nuk kërkon të përballet vetë edhe me mediat që e prisnin aty tek ambientet e KPK-së.
Ajo ka vendosur që të dërgojë në KPK avokaten e saj, Lirime Çukaj.