Një ekip i astronomëve të udhëhequr nga instituti “Max Planck” i astronomisë së Heidelberg-ut në Gjermani kapi imazhin e parë të një planeti shumë të ri të emërtuar PDS 70b të formuar rreth diskut të pluhurit dhe të gazit të një ylli. Zbulimi u publikua në revistën “Astronomy & Astrophysics” dhe u realizua me teleskopin VLT të observatorit Austral Europeo, ESO, i cili arriti të kapte planetin duke ndarë një material që rrethon yllin dhe që mesa duket nga i cili janë formuar këto lloj yjesh. Zbulimi u bë i mundur përmes një instrumenti të quajtur “sferë” të instaluar në VLT, një instrument kërkimi i planetëve, ndër më të fuqishmit për momentin që shërben për të studiuar këto lloj trupash yjore përmes një teknologjie të njohur si imazh me një kontrast të lartë. Kjo metodë së bashku me ndihmën e një kronografi, një maskë që bllokon dritën verbuese të yllit qendror lejon zbulimin e objekteve planetare që lehtësoi kapjen dhe matjen e ndriçimit të planetit, çka lejoi njohjen e karakteristikave atmosferike. Imazhi reflekton një pikë të ndriçuar në të djathtë të një qendre të errët, pasojë e përdorimit të kronografit, me një pozicion afërsisht prej 3000 milionë kilometrash nga ylli qëndror, një distancë e barazvlefshme mes Uranit dhe Diellit. PDS 70b është një planet gjigand i formuar nga gazi me një masë pothuaj sa Jupiteri. Deri më tani vetëm pak observime kanë zbuluar të dhëna për planetët bebe. Me rezultatet e marra dhe me analizat atmosferike dhe fizike të planetit astronomët mund të avancojnë në shpjegimet teorike mbi dukurinë e formimit planetar në hapsirë. / bota.al