“Rama flet për turizmin në Shkodër dhe bllokon qarkullimin për turistët"

Tuesday, 03 July 2018 13:55

Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar deklaratat e Ramës nga Shkodra për zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas deputetes Ulqinaku Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që dha në pesë vite më pak fonde për Shkodrën dhe turizmin.

Postimi i plotë

Kryeministri Rama, pas “suksesit” të refuzimit të negociatave me BE-në, po jep sot në Shkodër vizionin e tij për turizmin, sesi duhet të zhvillohet zona mes Shkodrës dhe Podgoricës.

E kush?

Edi Rama, që do të mbahet mend si kryeministri i qeverisë që dha në pesë vite më pak fonde për Shkodrën (por edhe për turizmin, mjafton të shihni edhe faqen e Ministrisë së Turizmit, fondi i investimeve në zonat e Veriut është zero, vetëm fjalë, fjalë dhe asnjë rezultat).

Çfarë ironie!

Edi Rama jep leksione turizmi dhe integrimi përballë Kryeministrit Malazez, në një kohë kur Mali i Zi pret të bëhet së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian dhe e ka kthyer turizmin në lokomotivën e ekonomisë vendase.

E vetmja gjë që si shkodranë mund të të kërkojmë z. Kryeministër është: meqë gjë nuk po bën dhe as ke ndërmend të bësh për këtë qytet, do të ishte e mira që të paktën të mos pengoje qarkullimin në rrugët kryesore të Shkodrës duke krijuar probleme për lëvizjen jo vetëm qytetarëve por edhe turistëve të huaj që vizitojnë Qendrën Historike të qytetit dhe Muzeun e fotografisë “Marubi”.

iz

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 13:58
Login to post comments