Ura që izolon qindra banorë

Tuesday, 03 July 2018 13:50

Fshati Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, vijon të përballet me problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore.

Gjysma e këtij fshati nuk lidhet me rrugën automobilistike për shkak të shembjes së një ure 2 vite më parë.

Që atëherë, çdo transport banorët e bëjnë në krahë apo me kafshë pune. Në këto kushte, ky fshat po braktiset çdo vit e më shumë.

Pjesa e izoluar e fshatit Stojan është jo më shumë se 3 kilometra nga rruga nacionale Burrel-Tiranë.

Video

Login to post comments