Fotogaleria/ Planet e Ramës për kulla të tjera në Tiranë dhe rusët në bregdet

Tuesday, 03 July 2018 15:35

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar ndërtimin e një kulle tjetër në qendër të Tiranës dhe të paktën ndërtimin e dy resorteve në bregdetin e jugut.

Megjithëse qeveria nuk flet asnjëherë për këto projekte, arkitekti Ëiny Maas, i studios MVRDV, i njohur në Shqipëri si një prej arkitektëve të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, i ka prezantuar këto projekte përpara studentëve gjatë një leksioni të mbajtur në maj 2018.

Projekti i Kullës në Tiranë

Winy Maas shpjegon se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Ëiny Maas ka hartuar projektin pasi i është kërkuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë.

mvrdv winy maas portrait 818x600

Vetë Mass shprehet:

“Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapo ndërtuar nga belgët.”

“E nisëm me projektin e një kulle të thjeshtë, më pas e modifikuam, me ballkone e tarraca dhe i dhamë formën e një koke njeriu.”

Projekti përfundimtar në formën e kokës së Skënderbeut, pas diskutimeve të shumta Rama-Mass

Projektet në bregdet

“Ne bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit”, vazhdon më tej Winy Maas, duke folur për ndërtimin e një resorti në Palasë dhe një tjetër në Gjipe.

“Në një prej fshatrave përgjatë bregdetit (Palasë), investitori jon rus donte këtë projekt:

“Më pas ne e modifikuam projektin dhe propozuam këtë:

Projekti i Ëiny Mass për një resort turistik në Palasë

“Investitori rus pyeti ‘ku është resorti im?’ Pikërisht këtë [habitjen e investitorit] donim të arrimin, është më mirë se në çdo film të James Bondit dhe investitori rus e pranoi”, shpjegon Ëiny Maas.

Nga leksioni i arkitektit nuk kuptohet qartë se kush është investitori rus të cilit i referohet dhe se kur do të nisë zbatimi i këtij projekti në Palasë. Aktualisht në këtë zonë po përfundon një tjetër resort turistik “Green Coast” – një kompleks vilash dhe apartamentesh me investitor grupin Balfin, i shtrirë në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë.

Më tej Ëiny Maas tregon se do të ndërtojë një hotel në majë të një kanioni që futet brenda në det në Gjipe:

“Do të vëmë një element argjendi në këtë zonë (Gjipe). Jo hotele të mëdha dhe plazhi do të mbetet publik. Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma.”

“Exit.al”

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 15:45
Login to post comments