Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Policët e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj kanë dhunuar dy fëmijë, të cilët kishin dalë për të shitur misra të pjekur.
Siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme, policët kanë goditur dy adoleshentët dhe i kanë futur me dhunë në makinat e tyre.
‘Përshëndetje, sot tek rruga e Kavajës, afër bllokut të ambasadave ishin dy çuna që po shisnin misër. Policët donin t’ia merrnin me dhunë dhe ata i kundërshtuan. Por një gjë më bëri përshtypje.
A ka të drejtë policia bashkiake t’i fusë me dhunë në makinë dhe t’i qëllojë me grushte?’, shkruan qytetari që ka dërguar videon në faqen e JOQ.al