Kush janë 10 të arrestuarit sot për kokainë (emra+foto)

Tuesday, 03 July 2018 16:17

Një operacion  që ka zgjatur dy vjet arriti të shkatërronte një organizatë të madhe ndërkombëtare droge, të formuar nga shqiptarë e marokenë, me 22 arrestime të kryera dje nga karabinierët në Itali.

Në vitin 2016, një çift u paraqit në kazermën e karabinierëve në Bondeno për të denoncuar dëmtimin e makinës së tyre.

Një rast i rëndomtë në dukje, por vëmendjen e një karabiniereje e tërhoqi e qara e papritur e gruas. Iu afrua për të kuptuar shkakun, deri sa mësoi se burrë e grua ishin bërë objekt kërcënimesh, edhe me vdekje, nga persona që i shisnin drogë djalit të tyre.

Që në atë moment, pra në mars të 2016-ës, nisi operacioni me emrin e koduar ‘Sottobosco’, hetimet e të cilit zbuluan se nuk bëhej fjalë vetëm për shpërndarës të vegjël droge, por për një rrjet gjigant të trafikut ndërkombëtar.

Operacioni u kurorëzua sot me 22 arrestime, kapjen e 7 kilogramëve kokainë e 28 mijë euro në kartëmonedha, ekzekutuar nga 140 karabinierë, të ndihmuar nga tre njësi qensh dhe një helikopter, në provincat e Ferraras, Bolognas, Modenas, Parmës, Mantovës, Brescias, Pisas, Firenzes e Agrigentos.

Përveç marokenëve, në pranga përfunduan shqiptarët Dëfrim, Enver, Haxhi e Besnik Dervishi, plus Klodian Alushku, që kishin kontakte me Holandën, ku merrnin furnizimin me kokainë. Veç tyre, edhe bashkëpunëtori i ngushtë Olsi Iviku, si dhe Shkëlzen Cani, Shpëtim Fili, Arjan Temaj e Festim Hoxha.

Login to post comments