Rama u ndërroi vetëm uniformën taksidarëve, biznesi nën trysni

Tuesday, 03 July 2018 16:59

Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe tatimorët lokalë kanë marrë urdhër për nisjen e inspektimeve intensive për bizneset që veprojnë kryesisht në bregdet, duke ushtruar trysni dhe terror ndaj biznesmenëve. Ankesat kanë nisur pak ditë më parë nga ana e biznesmenëve të cilët pretendojnë se grupe të ndryshme tatimorësh kanë zbritur në terren dhe ndonëse janë me dokumenta të rregullta, kërkojnë shkak për vendosjen e gjobave dhe mbyllje të bizneseve për një kohë të caktuar.

Gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama premtoi se nuk do kishte më “policë gri”. Në fakt ky “premtim” u mbajt, por u ka ndërruar vetëm uniformën që tashmë njihen se hetuesit tatimorë.

E gjithë kjo nismë kryhet në prag sezoni dhe në pjesën më të madhe biznesmenët detyrohen të paguajnë ryshfet që të lihen të qetë nga ana e tatimeve. Por historia nuk përfundon me kaq, pasi subjekte të ndryshme private, me njohje deri “lart”, joshin inspektorët tatimorë për të mbyllur bizneset rivale, ose tu vendosin gjoba të majme.

Kontrollet nisin që nga pagimi i taksave, sigurimi i punonjësve, respektimi ose jo në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe prerja e kuponit tatimor. Më e theksuar kjo nismë e tatimorëve është në zonën e Durrësit dhe Golemit, ku prej disa ditësh grupe taksidarësh shkojnë derë më derë të biznesve duke ushtruar presion, që zakonisht mbyllet me ryshfet nën dorë dhe në rastet kur nuk paguajnë, u vjen një gjobë e majme dhe në disa raste edhe mbyllje të biznesit.

Login to post comments