Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Një 13-vjeçar është gjetur i varur në fshatin Maqellarë të Dibrës. Policia bën me dije se në trupin e të riut nuk janë gjetur shenja dhune ndërkohë po hetohen për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.