Një traget me rreth 140 persona në bord është fundosur në ujërat indoneziane ditën e sotme si pasojë e një defekti në motor, duke iu marr jetën katër prej udhëtarëve.
Sipas mediave të huaja, në momentin e fundosjes trageti ishte afër bregut ç’ka i ka detyruar pasagjerët të hidheshin në ujë për të shpëtuar. Pavarësisht forcave të shumta të shpëtimit, incidenti nuk mbeti pa viktima.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.