Është fakt i njohur tashmë se qeverisja e Edi Ramës është një qeveri lustrash. Frymëzohet nga fasada, por jo nga brenda. Ky është argument kryesor i falsitetit që e shoqëron këtë qeverisje. Megjithëse ka kaluar java në skandalin e futjes së ujit të sheshit “Skënderbej” në fondin e Bibliotekës Kombëtare, apo në sekretari-arkivin e Bashkisë së Tiranës ku shkuan për dreq gjithë regjistrat e gjendjes civile, asnjë reagim nga qeveria. Kryetari i Bashkisë së Tiranës që do kamera prapa edhe për një pemë, nuk duket gjëkundi për krimin që ka bërë. Çfarë ka ndodhur pra? Zero lajme. Parmbrëmë edhe kryeministri Rama përmendi shkarazi Bibliotekën Kombëtare, por nuk foli drejtpërdrejt që ai është krimineli i shkatërrimit të saj. Ai është fiksimaxhiu që donte një shesh idiot “Skënderbej”, etj. Për të gjitha këto, Rama nuk ka dhënë shpjegime. Albanologjia pësoi një goditje të tmerrshme pikërisht nga armiku i kulturës dhe trashëgimisë kulturore, Edi Rama. Ende asgjë për këtë shkatërrim. Të paktën të na thoshte a u thanë librat? Por duhet pyetur kur të nisin shirat, cila pjesë e bibliotekën e ka radhën?