Aktori Neritan Liçaj është shprehur para deputetëve të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se ndryshe nga çfarë është deklaruar godina e Teatrit Kombëtar është e sigurtë.
“Si kujtoni ju, se unë do e rrezikoja kokën time dhe jetën e atyre dy fëmijëve të shkoja në një vend të pasigurtë? Jo është i sigurtë, të jeni të bindur. Është shumë i sigurtë”, tha Liçaj.
Më tej, ai kërkoi nga deputetët që ta shikonin në sy teksa u shpreh se nuk vritet nëna sepse është plakë.
“Unë po ju them një gjë, jeni deputet të popullit, më shikoni në sy. Kam nderin që jam para jush. Edhe një gjë të fundit. Nuk vritet nëna sepse është plakë. Çdo njëri prej nesh do të shkonte të merrte kredi ta çonte nënën në spitalin më të mirë që t’ia zgjaste jetën”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.