Artistët nuk ndalen përpara arrogancës së qeverisë. Sot ata janë mbledhur sërish në sheshin e teatrit.
Gjithashtu po vijon mbledhja e firmave për mbrojtjen e Teatrit nga qytetarë, intelektualë, personalitete të kulturës që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.