U promovuan dokumentari dhe libri "Lutfi Ndreu, mësues dhe artist"

Tuesday, 03 July 2018 19:50

Personalitete të shquara te letërsisë, artit dhe kulturës, si dhe ajka e inteligjencës dibrane dhe asaj mbarëkombëtare ndoqën te shtunën me 30 Qershor 2018, me interes të jashtëzakonshëm dokumentarin "LUTFI NDREU, MESUES DHE ARTIST" dhe promovimin e librit me të njëjtin titull, autorit Halil Rama

Personalitete të shquara te letërsisë, artit dhe kulturës, si dhe ajka e inteligjencës dibrane dhe asaj mbarëkombëtare ndoqën te shtunën me 30 Qershor 2018, me interes të jashtëzakonshëm dokumentarin "LUTFI NDREU, MESUES DHE ARTIST" dhe promovimin e librit me të njëjtin titull, të autorit, Halil Rama.

E moderuar mjeshtërisht nga Prof.Bujar Kapexhiu - "Mjeshtër i Madh", kjo veprimtari promovuese në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, qe mjaftë mbresëlënëse.

Të intervistuarit në dokumentar: Skënder Cala - "Mjeshtër i Madh", bilbili i këngës popullore, Liri Rasha, Artiste e Merituar dhe Mjeshtre e Madhe", poeti dhe pedagogu Sadik Bejko dhe mësuesi e veprimtari i shquar shoqëror dhe politik, Lavdrim Shehu vlerësuan krijimtarinë brilante të mësuesit Artist, Lutfi Ndreu.

Më pas gjatë promovimit të librit me të njëjtin titull, folën Prof.dr.Ramazan Bogdani, Dr.Hajri Mandri dhe shkrimtari e publicisti Sakip Cami.

Por ai qe ngriti peshë zemrat e pjesëmarrësve qe padyshim gjenerali 100 vjeçar Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit. Në fjalën e tij spikati mendjemprehtësia, kujtesa fenomenale dhe vizioni e koherenca në përcjelljen e mesazheve.

Fjalë zemre thanë për mësuesin Artist Lutfi Ndreu edhe artisti i madh dibran Arif Vladi - ikonë e këngës, si dhe Liri Rasha. Këngët që ata interpretuan e bënë më të larmishme këtë veprimtari promovuese. Dhe në fund, autorit Halil Rama dhe personazhit të legjendarizuar së gjalli, Lutfi Ndreu, s'ju mbeti gjë tjetër, veçse të shprehnin përzemërsisht falënderimet dhe mirënjohjet e rastit, ndërsa Familja e nderuar Ndreu shtroi një koktejl mjaftë të pasur për pjesëmarrësit...

luti.jpg

Për mësuesin tim Lutfi Ndreu…

Nga Mina Hysa

Të nisë të shkruaj për Lutfi Ndreun nuk e kam aspak të lehtë. Kjo për faktin se, përveçse është një figurë e cila në vetvete mbart një sërë vlerash, për të cilat nuk do të mjaftojë një shënim imi, i askujt apo qoftë dhe botimi për të. Për mua, ai mbetet mësuesi im i përkushtuar, i palodhur dhe pasionant për të dhënë më të mirën e tij, për arsimimin dhe edukimin e brezave. Sado që në vitet e mëvonshme unë kam patur një tjetër kontakt me të, Lutfi Ndreu sërish në sytë e mi mbetet dhe do të mbetet mësuesi që më ka ndihmuar mua dhe bashkëmoshatarët e mi për të hedhur hapat e parë në shkollë, na ka dhënë dije dhe edukuar si dhe na ka motivuar për ta dashur shkollën dhe librin. I jam mirënjohës mësues Lutfiut për kontributin e tij dhënë për mua dhe bashkëmoshatarët e mi, i cili na ka shërbyer dhe ka lënë gjurmë deri në ditët e sotme. Mësuesi ynë, udhëtonte dy orë në ditë nga Zall Dardha për në fshatin Lashkizë për të ushtruar profesionin fisnik, ku me stilin e tij të mësimdhënies, me thjeshtësinë e shpjegimit dhe të komunikimit të cilën e kishte art më vete, ne nxënësit mezi prisnin të vinte ora e mësimit për ta dëgjuar. E natyrisht, në imazhin tonë asnjëherë nuk mund të ikin ato momente të veçanta të arsimimit dhe edukimit tonë nga një njeri, i cili gjithë energjinë e tij pozitive përkundër lodhjes së udhëtimit për të ardhur në shkollë e vinte në dispozicionin tonë. Shkolla, ishte pikëtakimi im i parë me Lutfi Ndreun, për t’u ritakuar sërish me të në proceset demokratike të rënies së diktaturës me themelimin e Partisë Demokratike. Në kujtesën time si fëmijë (pasi më vonë duke u rritur informacionin e mora) nuk e dinim ne nxënësit që mësuesi ynë ishte disident i regjimit, por tashmë kuptohen lehtë peripecitë që ka hequr në diktaturën e egër komuniste Lufti Ndreu, i cili për asnjë ditë të vetme nuk do të gjunjëzohej, por përkundrazi do të gjente forcë brenda vetes që të ngrihej dhe më i fortë sa herë e rrëzonin falangat komuniste. E përballoi Lufti Ndreu komunizmin dhe menjeherë iu bashkua të parës forcë antikomuniste pas vitit 1990, duke dhënë kontributin e tij të madh në themelimin e nëndegës. Si themelimi i PD më ribashkoi me Lufti Ndreun? Si çdo ditë duke udhëtuar për në shkollën e mesme, nga fshati Lashkizë për në Zall Dardhë (e kundërta e mësuesit tim nga Zall-Dardha në Lashkizë), (pasi si i ardhur dhe unë nga shtresa e të persekutuarve nuk m’u dha bursë studimi), rrugës sapo kalova Merskanin, takoj një person të panjohur për mua me një çantë të zezë në dorë. I them, mirëmëngjesi dhe duke më përshëndetur, më pyet: Po shkon në shkollë?!. Unë i përgjigjem Po. Si fëmijë kurioz e pyes kush ishte dhe më thotë: Unë jam Safet Zhulali, kryetari i degës së PD-së Dibër, isha në LUTFI NDREU, MËSUES DHE ARTIST 141 Lashkizë tek Shahin Hysa (shtëpia e të cilit ishte ngjitur me timen) dhe po themelojmë Partinë Demokratike!. Në Zall-Dardhë më tha kemi Lufti Ndreun dhe të tjerë që i janë bashkuar PD-së!. Biseda vazhdoi deri sa zbritëm në rrugën që të çonte për Peshkopi (rruga e vjetër Peshkopi-Kukës) dhe aty rastësisht vjen një kamionçinë ku zoti Zhulali i nxjerr dorën dhe shoferi që i thotë nuk kam vend në kabinë!. Ska gjë i thotë Safeti, hypi në karroceri. Kështu ndodhi, ai u nis për Peshkopi dhe u ndamë. Si i ardhur vetë nga shtresa të persekutuarish, menjëherë do t’i përgjigjesha thirrjes së ngritjes së strukturave të PD dhe fat do të ishte që kryetar i nëndegës ishte dhe ish-mësuesi im, i cili ishte si një garanci besimi në atë kohë kur gjërat ishin ende të paqarta deri në Zall-Dardhë. Kjo për mungesë të plotë informacioni, ku bisha komuniste ishte ende e tërbuar, ishte plagosur, por jo rrëzuar plotësisht!. Partia Demokratike do të njihte fitore spektaklore në Zall-Dardhë përballë personazheve mjaft të njohura të zonës dhe investimit të pushtetit të fituar me çdo kusht. Në këtë shënim timin, unë rrëfeva vetëm dy prej pikëtakimeve të mia me Lufti Ndreun, por ai është një person që ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për artin dhe kulturën e zonës, rrjedhimisht atë dibrane. Këtë kontribut e ka të konkretizuar në krijimtarinë e tij, një pasuri kjo e vyer që besoj do të konkretizohen në botimin e këtij libri për të. Personalisht kam lexuar dhe botuar në gazetën “55” nga krijimtaria brilante e Lufti Ndreut, poezi të cilat kanë ngjallur interesin e lexuesit!.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 19:56
Login to post comments