Kathleen Ann Kavalec do të jetë ambasadorja e re amerikane në Tiranë. Njoftimi është bërë i ditur nga ‘Shtëpia e Bardhë’ .
Sipas njoftimit të publikuar Kavalec, ka lindur Kalifornia dhe aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit teksa ka mbi tre dekada përvojë si një diplomate.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.