Përveç ligjit me proçedurë të përshpejtuar, mazhoranca qeverisëse ka zgjedhur që ti mbyllë gojën deputetëve të opozitës të cilët janë pozicionuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Sot, opozita ka kundërshtuar në komisionet parlamentare projekt-ligjin antikushtetues që qeveria ka dërguar me nxitim në kuvend.
Në të gjitha komisionet, mazhoranca ka tentuar mbylljen e debateve për këtë çështje.
Arroganca e kryeministrit mesa duket po përshkallëzohet edhe te deputetët socialistë.
Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit.
Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.