Defrim Dervishi është një nga shqiptarët e arrestuar në Itali si pjesë e një organizate të trafikut të kokainës.
Derfrimi nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, ku ka shfaqur talentin e tij si këngëtar, dhe ka disa bashkëpunime me këngëtarë të njohur, si Silva Gunbardhi, me këngët “Lalushe” dhe “Marak”.
Në Shqipëri ai njihet me emrin skenik “Defri”. I ftuar pak kohë më parë në një studio televizive në Tiranë, Dëfrim Dervishi tha se në ka jetuar në Itali dhe jeton atje me familjen, ku kanë një biznes familjar në ndërtim. “Punoja gjithë ditën dhe këndoja”. Ai thotë se spunton për të ardhur në Shqipëri dhe për të hyrë në botën e muzikës e ka marrë nga vëllezërit e tij, disa prej të cilëve janë arrestuar bashkë me të në këtë aksion.
Operacioni antidrogë i koduar “Sottobosco”, u zhvillua në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili.
Hetimet nisën në mars të vitit 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitje, në lidhje me një grup të shpërndarësve të drogës, ku djali i familjes ishte një nga konsumatorët.
Një hetim i hollësishëm, megjithatë, ka hapur një panoramë të gjerë të grupit kriminal, ku furnizues ishte një shtetas maroken i quajtur Mohamed Jarmouni.
Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Defrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.
Truri i grupit konsiderohet lideri i padiskutueshëm Mohamed Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej gjithashtu për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësira gjeografike ku kishte shtrirë aktivitetin banda.
Grupi blinde lëndën narkotike për rreth 35 mijë euro kilogrami, ndërsa shitej për 80 deri në 120 euro grami tek konsumatorët përfundimtar.
Nga 1 kg kokainë e pastër, nëse ajo “pritej” mirë mund të shkonte deri në 4 kg e gjysmë, duke shitur mesatarisht 80 euro për gram, fitimet ishin shumë të larta.
Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve mëngjesin e sotëm, janë gjetur edhe 28,000 euro.