Një tjetër bandë e trafikut të kokainës shkatërrohet në shtetin fqinj, Greqinë ku mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Mësohet se roja bregdetare e Pireut ka zhvilluar një aksion në Athinë për goditjen e kësaj bande, ndërsa thuhet se është sekuestruar edhe një sasi e madhe kokaine.
Mediat greke raportojnë se operacioni vazhdon ende.
Zougla.gr shkruan se aksioni po kryhet nga grupi i famshëm i rojës bregdetare që para pak kohësh goditi grupin e trafikut e drogës për çështjen e njohur në Greqi si “NOOR1”.