Braktisen nga fëmijët, çifti nga Elbasani i jep fund jetës në mënyrë makabre

E mërkurë, 04 July 2018 08:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në  fshatin Gjegjan të Elbasanit.

Shyqyri Liçi dhe Sabrije Liçi, 65 dhe 60 vjeç, burrë e grua janë gjetur mëngjesin e sotëm të vdekur në banesën e tyre.

Nga të dhënat e para, policia e Elbasanit ka dyshime të forta se ngjarja nuk është aksidentale, pasi kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Dhe gjasat janë që autori të jetë 65-vjeçari, Shyqyri Liçi, i cili prej kohësh vuante nga depresioni, ndërsa gruaja e tij vuante nga skleroza.

Po ashtu, çifti jetonte i vetëm pasi ishte braktisur edhe nga fëmijët, çka ka bërë që ai të merrte këtë akt të rëndë.

Policia e Elbasanit, pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar dy bombola gazi të çmontuara në katin e parë të ndërtesës.

Ata gjetën vdekjen si pasojë e asfiksisë nga gazi dhe po ashtu, nga shpërthimi i flakëve. /55News.al/

Login to post comments