Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e djeshme në Itali, pas një aksidenti të ndodhur në Termoli, Itali.
Mediat e vendit fqinj kanë raportuar se bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale H.K., i cili është rrëzuar nga Scuteri i tij, pasi tentoi të shmangte një mjet tjetër.
Mësohet se 39-vjeçari i është nënshtruar një operacioni të gjatë, ku më problem ka njërën nga këmbët, ku duket se ai do ta humbë.
Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i tij, ndërsa mësohet se ka qenë ndihma e shpejtë që i është dhënë shqiptarit, çka ka bërë që ai të shpëtojë. /55News.al/