Shfryhen ndërtimet: Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës bien me 41% në tremujorin e parë

E mërkurë, 04 July 2018 09:48

Në tre muajt e parë të vitit, bashkitë në vend kanë arritur të mbledhin nga burime të veta (nga taksat, tarifat, asetet dhe të tjera) rreth 4.0 miliard lekë, me një rënie të lehtë prej me rreth 149.1 milionë lekë ose rreth rreth 4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, që është ndikuar nga rënia e të ardhurave nga taksa e infrastrukturës, kryesisht në Tiranë, të cilat u tkurrën me 48.2%. Të dhënat bëhen të ditura në raportin e tremujorit të parë mbi financat publike vendore, publikuar nga portal financatvendore.al. Kjo ecuri e të ardhurave të veta përgjatë periudhës së marrë në analizë u kushtëzua nga performanca relativisht e ulët e të ardhurave nga taksat vendore të cilat regjistruan një nivel prej rreth 2.2 miliard lekë, në ulje me rreth 24.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Analiza e detajuar sipas zërave të taksave realizuar nga financat vendore.al tregon rënia e të ardhurave nga kjo kategori u përcaktua nga rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Në terma vjetorë, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 998.0, në rënie me rreth 40.7% krahasuar me nivelin e saj në të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Paraprakisht, mund të thuhet se performanca e kësaj takse në tremujorin e parë të vitit është normale për vetë natyrën që ka baza e saj e cila është lidhur ngushtësisht me nivelin e aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore, të cilat zakonisht janë të përqendruara kryesisht në gjysmën e dytë të vitit). Gjithsesi, mbetet për t’u monitoruar ecuria e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2018, nëse kemi të bëjmë me rënie të saj apo efekti është sezonal i diktuar nga thjesht nga periudha e fillim vitit”, thuhet në raport.
Më pak të ardhura nga taksa infrastrukturës në Tiranë/Taksa e infrastrukturës ka qenë burimi kryesor I të ardhurave të Bashkisë Tiranë vitin e fundit, duke përbërë gati një të tretën e të ardhurave të veta. Por në tremujorin e parë, ndonëse lejet e dhëna janë rritur (sipërfaqja e lejeve të dhëna është rritur me 2.5 herë në raport me tremujorin e parë 2017, sipas INSTAT), të arhdurat nga taksa infrastrukturës kanë ardhur në rënie. Sipas financave vendore, nga analiza e ecurisë së mbledhjes së kësaj takse në nivel bashkie, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në buxhetin e bashkisë Tiranë zënë rreth 68.7% të totalit të të ardhurave nga kjo taksë. Në tremujorin e parë u mblodhën rreth 686.4 milionë lekë, në rënie me rreth 48.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në bashkitë Vlorë dhe Durrës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë përfaqësuan rreth 3.7% ndaj totalit dhe kontribuar me rreth 36.7 dhe 37.1 milionë lekë në buxhetet respektivë.
Nuk ka rritje as nga taksa e pronës/Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Për tremujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 618.7 milionë lekë, me një rritje modeste prej 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. Kjo rritje i dedikohet tërësisht të ardhurave nga taksa mbi tokën bujqësore e cila ka shënuar një rritje prej 16.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat kanë pësuar një rënie të lehtë me rreth 3% gjatë periudhës së konsideruar. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” dhe risive të sjella, të ardhurat nga kjo taksë pritet të rriten në nivele të konsiderueshme në vijim, parashikojnë financatvendore.al.
Taksat e tarifat e tjera/Taksa e truallit vazhdon të rezultojë pa të ardhura të regjistruara edhe në tremujorin e vitit 2018, ashtu sikurse evidentohet dhe në të gjitha periudhat e tjera të marra në shqyrtim. Kjo mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve). Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet.
Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël vijon të jenë të luhatshme. Në tremujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat nga kjo taksë shënuan rritje të ndjeshme vjetore në rreth 184.5 milionë lekë, në rritje nga niveli prej rreth 32.0 milionë lekë i regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tarifat vendore janë një element tjetër i rëndësishëm në buxhetet e bashkive. Në tremujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat nga tarifat kontribuan me rreth 1.8 miliard lekë në buxhetet vendore, rreth43.4% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2017. Të ardhurat nga tarifat e shërbimeve publike vijojnë të kenë peshën kryesore në totalin e të ardhurave nga tarifat vendore: në periudhën në analizë, tarifat e shërbimeve publike regjistruan një vlerë prej rreth 828.1 milionë lekë, në rritje me rreth 49.1% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndër shërbimet publike të ofruara në nivel vendor detajohen: shërbimi për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, ndriçimi publik, gjelbërimi, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, ujitja dhe kullimi. Kontribuesi kryesor në të ardhurat nga tarifat e shërbimeve janë të të ardhurat nga tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve e cila zë rreth 88.8% të totalit, e ndjekur nga tarifa për ndriçimin publik (6.9%) dhe tarifa për gjelbërimin (4.1%). Ndërkohë, të ardhurat nga tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet regjistron një vlerë tepër të ulët e cila rezulton e mbledhur vetëm nga bashkia Ura Vajgurore. Kjo për vetë faktin se të ardhurat nga kjo tarifë mblidhen thuajse ekskluzivisht nga ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizime (të cilat janë në pronësi të bashkive) duke mos u regjistruar kësisoj në llogaritë e të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore.
840 mijë euro për parkim në Tiranë në tre muaj/Tarifat për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave gjithashtu ka pësuar një rritje të konsiderueshme në periudhën në analizë duke shënuar një vlerë prej 297.4 milionë lekë nga 90.5 milionë lekë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Nëse do të shikonim performancën e tarifave specifike të këtij zëri për këtë periudhë, do të konstatonim se të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi zë peshën më të lartë me rreth 42.1% të totalit me një diferencë të vogël me të ardhurat nga tarifa për parkingjet (41.9%). Lidhur me të ardhurat nga tarifa për parkingjet, vlen për t’u përmendur fakti se vetëm bashkia Tiranë mbledh rreth 84.7% të totalit të kësaj tarife, duke lënë dukshëm pas sidomos bashkitë e tjera të mëdha, qendër qarku, të cilat kanë gjithashtu një potencial më të madh për vjeljen e saj, konsideruar numrin relativisht të lartë të banorëve dhe automjeteve.  Në vlerë absolute rezulton se qytetarët e Tiranës kanë paguar rreth 840 mijë euro për parkim në tre muajt e parë të vitit. Në 2017-n ata paguan 2.7 milionë euro për gjithë vitin për të parkuar, sipas të dhënave nga buxhetit faktik 2017, publikuar nga bashkia e kryeqytetit. Monitor

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...