Banorët e Panahorit janë ngritur në protestë për ndotjen e shkaktuar nga çarja e tubit të gazit në fshatin e tyre.
Ndotja e madhe ka shkaktuar probleme shëndetësore tek ata.
Banorët shprehen se amortizimi i uzinës sjell ndotje masive dhe se linja e tubacionit të djegies është jashtë funksionit.

Nga gazi është helmuar një banor i zonës që është transportuar nga spitali i Ballshit drejt Fierit. Shyqo hoxha 36 vjeç, ka qenë duke korrur barin kur ka plasur tubi gazit.
Ka pasur edhe të tjerë banorë të shtruar në spital. Mes tyre dhe fëmijë.