×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si po i fsheh disa ngjarje të rënda Policia e Shtetit

Tuesday, 31 July 2018 09:47

Prej disa muajsh, njoftimet  e policisë së Shtetit, nuk dërgohen më me e-mail apo në grupet e tjera të komunikimit që vetë ky institucion kishte hapur për të komunikuar me gazetarët, por ato hidhen në faqen e Web-it.

Është bërë praktikë e njohur, që për të sfumuar ngjarjet e rënda që ndodhin në Shqipëria, siç janë vrasjet, aksidentet apo plagosjet, ato në disa raste nuk njoftohen nga policia, por në interesim të gazetarëve, zëdhënësit bëjnë me dije se janë hedhur në Web-in e Policisë së Shtetit.

Por, shumë ngjarje të cilat pretendohet se janë hedhur në faqen e Web të Policisë së Shtetit, kanë ngjallur reagime të shumta.

Në disa denoncime, që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë lidhur me disa ngjarja se Policia e Shtetit po i fsheh ato, në reagim të tij, blutë kanë sqaruar se njoftimin për ngjarjen është hedhur në faqen e Web-it.

Rasti më i fundit, ishte ai që Berisha denoncoi lidhur me dhunimin që i ishte bërë një vajze nga djali i deputetit të PS-së në Krujë, ngjarje për të cilën pretendohet se është mbajtur e fshehur.

Denoncimi i Berishës:

Krim i shemtuar!

Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”

Policia e Shtetit pati një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se janë kryer të gjitha proceduar, dhe rasti është shqyrtuar si dhe nuk është mbajtur i fshehur nga ana e tyre.

Reagimi i Policisë:

Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

Por a është e mundshme që Policia e Shtetit të jetë munduar për të fshehur ngjarjen, duke mos e njoftuar?

Dyshime të forta ka se Policia e Shtetit për raste të ngjashme siç ishte ai i djalit të deputetit të PS-së së Krujës të jetë mundur të mos e bëjë publike, duke mos e dërguar me e-mail dhe duke mos e hedhur në Web.

Web i Policisë së Shtetit, në fakt është i ndërtuar si të gjithë Web-et e tjera, çka do të thotë se ti mund të rregullosh një shkrim, mund të heqësh një njoftim, mund të ndryshosh çdo gjë, duke e bërë atë kollaj të manipulueshëm.

Dhe në disa prej rasteve sensitive që policia nuk ka dashur për t’i bërë publike, duke se vepruar në kë mënyrë.

Ajo e ka shtuar si njoftim ngjarjen, vetëm kur ajo është bërë mediatike nga burime të tjera, dhe kur ka pasur akuza se po fshihet si ngjarje.

Madje ka dyshime të forta, se disa plagosje në Tiranë muajit e fundit, të njerëzve të rëndësishëm, nuk janë raportuar fare si ngjarje, duke e bërë kështu që Policia në një mënyrë apo tjetrën të vihet në funksion të krimit apo edhe interesave të tjera, duke e harruar interesin publik.

/55News.al/Screenshot_1.jpg

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...