×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nisin homazhet e lamtumirës për nder të Luan Hajdaragës

Tuesday, 31 July 2018 11:04

Në Sallën e seancave plenare po mbahen homazhet për nder të figurës së ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. 

Profesori i njohur u nda nga jeta paraditen e 30 korrikut.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Tufinës.

Të shumtë kanë qenë personalitetet politike dhe akademike që dje shprehën ngushëllimet për humbjen e profesorit.

Meta: Ishte mendje hapur, do të mbetet i gjallë

Për Presidentin Meta, Luan Hajdaraga do të mbetet i gjallë përgjithmonë.

Meta: Ai ishte kaq mendje hapur dhe me një sens të lartë humori saqë vërtet për mua do të mbetet i gjallë, i këndshëm dhe një njeri i përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe miqësor me të gjithë.

Kryemadhi: Luan Hajdaraga do t'i mungojë PS, siç i ka munguar

Kryetarja e LSI vlerësoi figurën e Luan Hajdaragës. Sipas saj ai solli një mentalitet të ri në PS, pasi ishte një njeri pa komplekse. Kryemadhi tha se Hajdarga do t'i mungojë familjes pa dyshim, por edhe PS.

Kryemadhi: Ka qenë një personazh interesant i PS. Mua më ka inkuarjuar. Solli ndryshimin në PS, biles dhe me shaka thoshte që unë e ndryshova PS sepse nuk dinin të hynin as në kafene. Solli një ndryshim dhe përvec ndryshimit solli edhe një mentalitet të ri. Kjo ikje e tij e parakohshme është e keqe për Elsën, Ervinin dhe Luelën, por edhe për ne sepse Luani do të na mungojë. Në 1996-1997 koha e katarsis në PS, ai ka qenë një nga promotorët e lëvizjes në PS. Vuri atë llojin e standardit e  të mos paturit komplekse. Ai ishte një nga nënkryetarët e PS me më pak komplekse. Luan Hajdaraga do ti mungojë PS sic i ka munguar. Gjërat lëvizin dhe kemi nevojë për njerëz të tillë që e bënin jetën e partisë politike, të PS i bënin më të bukura me prezencën e tyre. Ishte një njeri me humor të jashtëzakonshëm, por me një humor të zgjuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...