Policia e Tiranës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim policor për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.
Në pranga u vu Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Për 31-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ky shtetas më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qera një mjet tip “BMË”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qera, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë, tha policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.