Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për kreun e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka. Ai nuk e ka kaluar sitën e Vettingut.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kreu i Prokurorisë së Tiranës, ka fshehur pasurinë që disponon dhe ka mungesa dokumentacionesh, për të ardhurat që deklaron.
Rreshka disponon një shtëpi private prej 5 katesh, ndërsa për katin e 3 dhe të 4 të saj, KPK është shprehur se ka mungesë burimesh të ligjme.
Por kjo nuk është e vetmja pikë problematike për kreu e prokurorisë së Tiranës. Ai ka mospërputhje për vlerën e 1.5 milion eurosh, për blerjen e një apartamenti dhe nëna e tij ka një llogari bankare prej 30 milion lekësh të padeklaruara.
Pavarësisht se Rreshka është shprehur se një pjesë të pasurisë e ka bërë gjatë periudhës që ka qenë në në Greqi, KPK është shprehur se ai ka mungesë dokumentacionesh për të ardhurat që ka përfituar nga emigracioni. Ndërkohë konstatohen dokumente fiktive edhe për marrjen e kredisë së butë.