Paisja me abonenë mujore për qarkullimin brenda qytetit të Tiranës është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët, të cilët duhet të qëndrojnë me orë të tëra në radhë.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këtë herë bashkia ka vendosur që të shpërndahen vetëm në kioskat e një kompanie private që ka shtrirë aktivitetin në të gjithë Tiranën.
Qytetarët shprehen të shqetësuar në reagimin e tyre për Faxweb.al pasi thonë që nuk mund të marrin abone në rast se nuk kanë me vete kartën e identitetit.
Ata thonë se është jonormale që të dhënat e tyre personale të merren nga një kompani private. Prej muajit të kaluar është bërë e detyrueshme që abonetë të jenë dhe me foto, duke shtuar kështu kostot për çdo qytetar.