Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi pasditen e sotme seancën dëgjimore për prokurorin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.
Trupi gjykues përbëhejnga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Hetimi ndaj tij është kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale.
Relatori i çështjes, Roland Ilia, tha se lidhur me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin.
“KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me gjendjen pasurore dhe burimet e kësaj pasurie. Osmani ka qenë bashkëpunues duke dorëzuar dokumentet dhe deklarimet në kohën e parashikuar.Nga konstatimet e bëra rezulton se Gentian Osmani nuk ka fshehje të pasurisë.Gentian Osmani ka deklaruar llogari bankare dhe gjendjen cash, për të cilat nuk ka dyshime.” – tha Roland Ilia.
Vete Prokurori i pranishem ne seance u shpreh dakord me gjetjet e Komisionit dhe kerkoi rikonfirmimin në detyrë. Vendimi per Gentian Osmanin don te jepet më 2 korrik, ora 15:00.