Veshja e kryeministrit Edi Rama me brekushet e tij tipike dhe atletet e bardha në homazhet e mbajtura në Parlament për ikjen e ish-ministrit Luan Hajdaraga, ka ngjallur debat në rrjet.
Shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme këtë veshje. Mes komentuesve është edhe politikani Eduart Ndocaj i cili e cilëson Ramën një “halabak, adoleshent”.
“Njeriu pa norma morale duke shkuar në varrimin e Luan Hajdaragës si halabak adoleshent.
Ky njeri duhet izoluar jo të qeverisë”, shkruan Ndocaj.