Stuhi e fuqishme gjatë natës në Durrës, dy jahte turistësh rrezikuan përplasjen

Hënë, 27 August 2018 10:59

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë gjatë natës qytetin bregdetar të Durrësit ka sjellë dëmtime në qytet si dhe ka rrezikuar të përplasen dy vinça në Portin e Durrësit.

Si rezultat i furtunës që ka zgjatur rreth 20 minuta, njëri nga vinçat në Portin e Durrësit ka dalë nga shinat dhe është spostuar rreth gjysmë metri.

Vinçat duhet të ishin të siguruar nga autoriteti portual, pasi kanë rrezikuar të përplasin 2 jahte të turisteve të ankoruar në këtë port.

Po ashtu mësohet se si pasojë e stuhisë janë shkatërruar tabla, vazo lulesh si dhe pemë në qytet.

Login to post comments