Ekzekuton familjen e vëllait të gruas, pas sherrit për rrugën….tre të vrarë

Hënë, 27 August 2018 11:27

Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës së tyre. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Një familje me 3 anëtarë është gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së saj pak pasi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe . Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë tre anëtarët e familjes të cilët janë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën.  Ai njihej si person konfliktual, ndërsa edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa mbremjen e djeshme i ekzekutoi.

ndërkohë që burmie mediatike nga Maqedonia kanë thenë për report tv se shkak i konfliktit që solli vrasjen ka qenë një sherr për një rrugicë që lidhte banesat e dy familjeve.

Autori, ashtu si edhe familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime. E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit.

Login to post comments