Një 58 vjeçar me inicialet F,Ç u raportua dje nga policia e Vlorës se vdiq aksidentalisht në rrugën kryesore drejt Portit Himarë. Vetëm kaq ishte informacioni i shpërndarë për mediat, por duket se pas kësaj fshihet një skandal i madh i policisë.
Burime të 55news.al mësuan se 58-vjeçari nuk ishte rastësisht në Himarë, por ai ka shkuar aty për një mision të Shërbimit Informativ të Shtetit. 58- vjeçari me inicialet F.Ç ishte oficer terreni i SHISH dhe detyra e tij ishte të zbulonte të dhëna për veprimet të një grupi kriminal në Himarë.
Por vdekja e tij, u shpejtua të raportohej si aksidentale, siç njoftoi edhe policia 58-vjeçari kishte rrëshkitur në rrugë dhe kishte vdekur.
Varrimi i 58-vjeçarit u bë sot në Tiranë, qytetin ku ish-oficeri i SHISH jetonte.