Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.
“Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”, tha ndër të tjera ajo.