Vetëm pak ditë pasi u inagurua nga ministri Damian Gjiknuri rruga Lin-Pogradec nuk ka ndriçim. Mësohet se është vjedhur linja e ndriçimit në rrugën që lidh Pogradecin me Linin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Janë vjedhur dhjetra metër lineare kabell ndriçimi përgjatë rrugës nacionale me gjatesi 21 km. Policia po heton në lidhje me këtë vjedhje.