Ndërsa Komisioni i Pavarur i Apelimit ka zhvilluar vetëm një seancë dëgjimore, është Apeli i Vetting-ut ai që ka rritur ritmet e aktivitetit me fillimin e sezonit pas pushimeve verore.
Për javën që po lëmë pas, Kolegji i Posaccëm i Apelimit, caktoi me short trupat gjykuese qe do të shqyrtojnë ankimimet e 2 subjekteve të shkarkuara nga detyra, si dhe apelimin e Komisionerit Publik për konfirmimin në detyrë të Kreut të Gjykatës Kushtetuese. Ankimimet për shkarkim u përkasin dy Prokurorëve të Apelit të Tiranës Luan Kaloçi, dhe Gentian Trenova.
Ndërkaq, me datë 10 Kolegji do marrë në shqyrtim ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e Vetting-ut për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila u dorëhoq nga detyra,shkruan Scan. Më datë 12 shtator Kolegji do të gjykojë në dhomë Këshillimi ankimin e Prokurores së Shkodrës Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më 25 shtator, Kolegji do të vijojë me apelimin e Gjyqtarit të Kushtetueses Fatmir Hoxha, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkim nga detyra dhe rikthimin në detyrë.