Presidenti Meta në Institucionin e Avokatit të Popullit: Dhuroni gjak dhe shpëtoni tri jetë

Hënë, 10 September 2018 14:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Institucionin e Avokatit të Popullit, punonjësit e së cilit zhvilluan një seancë dhurimi gjaku, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë  “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga zonja Erinda Ballanca, theksoi fillimisht rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, institucion që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e individëve, përfshirë edhe fëmijët e mitur.

“Kënaqësi e veçantë që të jem sot në këtë institucion kaq të rëndësishëm të Avokatit të Popullit, i cili është një institucion kyç i demokracisë, i garantimit të të drejtave të qytetarëve, nga çdo sjellje arbitrare apo cënuese nga administrata publike apo autoritetet shtetërore. Pra është një institucion që është dhe duhet të jetë gjithnjë pranë qytetarëve.

Kënaqësia është e dyfishtë, sepse ky institucion organizon sot këtë seancë të dhurimit vullnetar të gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë dhe sigurisht që ky është një moment shumë pozitiv i solidaritetit, i përgjegjshmërisë, i humanizmit.

Dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë Avokaten e Popullit, zonjën Erinda Ballanca pasi ka qenë ndër përkrahëset më të forta e më të angazhuara që në fillim të ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’ dhe i ftoj të gjithë që të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, sepse në këtë mënyrë jo vetëm i kontribuojnë mbarëvajtjes së shëndetit të tyre, por edhe kontribuojnë për një kauzë humane, duke ndihmuar të gjithë qytetarët tanë, të cilët e kanë nevojë jetike dhurimin e gjakut.” – theksoi Presidenti Meta.

Ndërsa Avokatja e Popullit, zonja Erinda Ballanca theksoi: “Ju faleminderit shumë zoti President! Në fakt ideja e dhurimit të gjakut u përkrah nga ne fuqimisht, pasi realisht gjykoj që është një nga ato gjëra që bëhen me dashuri të madhe pa pasur rëndësi që të bëhet shumë e madhe. Në këtë kuadër, institucioni ynë e përkrahu këtë nismë dhe do të vazhdojë që ta përkrahë në mënyrë të vazhdueshme. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e stafit, të cilët në mënyrë të pakushtëzuar e bënë dhurimin e tyre për të pasur mundësinë që dikush të ketë gjak kur ata realisht të kenë nevojë për një nga ato mallrat që ata nuk mund ta blejnë dhe që gjendet vetëm nëpërmjet humanizmit dhe pozitivizmit.”

Presidenti Meta vuri në dukje gjithashtu: “Për sa i takon dhurimit të gjakut dua të them se Shën Nënë Tereza ka një thënie të jashtëzakonshme, që u drejtohet të gjithë njerëzve kudo në botë, të cilët duan të bëjnë vepra të mira se ndoshta secili nga ne nuk mund të bëjë dot gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Kështu që përsa i takon dhurimit të gjakut, mendoj se është edhe detyra jonë, e institucioneve, e autoriteteve që t’i ndërgjegjësojmë qytetarët të jenë të prirur për të ndihmuar njëri-tjetrin, pasi në këtë mënyrë ata ndihmojnë vetveten.

Po ta mendojmë të gjithë kështu, unë besoj se do të kemi një sukses akoma edhe më të madh në muajt që vijnë, dhe do ta stabilizojmë përfundimisht këtë çështje.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...