Mësimi nuk ka nisur për 280 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit. Prindër dhe nxënës janë ngritur në protestë duke refuzuar të shkojnë për të ndjekur mësim në turnin e dytë në Elbasan.
Prej dy vitesh shkolla e Mengelit qëndron e mbyllur pasi komisioni i emergjencave e cilësoi të pasigurtë për shkak të dëmtimit që pësoi nga tërmeti. Megjithëse ka kaluar dy vite që nga ajo kohë nuk ka nisur asnjë investim në këtë shkollë.
Prindërit thonë që do ti lënë fëmijët pa shkollë. Ata kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, ndërsa dhe fëmijët kërkojnë të hapet shkolla e tyre.