Një 25-vjeçar është marrë peng dhe është kërcënuar më pas nga tre persona.
Policia njofton se për këtë çështje ka arrestuar në flagrancë A. R., 48 vjeç, B. R., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit: • A. R., 48 vjeç • B. R., 21 vjeç, • E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.