Nipi i ish-diktatori Enver Hoxha është liruar nga burgu. I dënuari për trafik droge Ermal Hoxha ishte i përfshirë në trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.
Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine. Në prill të këtij viti nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.