Mbyllja e shkollave në Shqipëri është një gjëmë e madhe për vendin. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se nuk është faji i opozitës për largimin e 133 mijë fëmijëve dhe mbylljen e 130 shkollave, por është faji i kryeministrit i cili kurrë nuk ka pasur interes për fëmijët.
Postimi i plotë i deputetes Vokshi
- 133 mijë fëmijë kanë braktisur sistemin shkollor katër vitet e fundit
- Mbi 130 shkolla janë mbyllur nga Rama
- 100 mijë fëmijë nuk hanë më shumë se një vakt në ditë
Por fëmijët nuk janë shqetësim i EDI RAMËS. Në fakt, nuk kanë qenë kurrë në jetën e tij.
Ndaj sot, në vend që të heshtë, Kryeministri ynë, që nuk e vret mendjen për njerëzit, sulmon opozitën në përpjekje për të fshehur faktin se shpenzimet e tij të lluksit do të mjaftonin për të ndërtuar gjithë shkollat në vend dhe për të paguar për të gjithë fëmijët tekstet falas.