Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës .
Mjeti tip "Ford" me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A.L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën "Qemal Draçini" .
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Pasi është spërkatur me lendë djegëse, mjetit më pas i është vënë flaka.
Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.