Paraditja paraqitet në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin. Vranësira lokale do të zhvillohen pas mesditës në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër të territorit, ndërsa mbrëmja dhe orët e natës paraqiten kryesisht të kthjellëta në veri, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në qendër dhe jug.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke shënuar maksimumin deri në 34 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor, duke bërë që në det të ruhet dallgëzim i ulët.