Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat e interesuar për të kaluar një vit me studime në këtë vend.
Bëhet fjalë për një bursë një vjecare për nënësit e shkollave të mesme shqiptare dhe mundësi për të jetuar në një familje amerikane.
“Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët?
Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë!
Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak).
Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.”, njofton ambasada.